Aktualitet

Video/ Martohet Keti Bazhdari! Ish-kandidatja e PS-së në Shkodër kurorëzoi sot dashurinë

Video/ Martohet Keti Bazhdari! Ish-kandidatja e PS-së në Shkodër

Keti Bazhdari, ish-kandidatja e PS-së në Shkodër në 2015-n, zgjodhi Shën Valentinin për të kurorëzuar dashurinë e saj në Kishën Françeskane në vendlindje.

Në një ceremoni rezervuar vetëm për miq të saj, jashtë politikës, ajo i tha 'Po' partnerit të saj, Kjedi, pas një bashkëjetese disa vjeçare.

Siç shihet dhe nga video e siguruar nga "Tiranapost.al", Keti hyri në kishë e shoqëruar nga babai saj, Ndrek Bazhdari, i njohur si i burgosuri politik që përkrahu revolucionin hungarez të vitit 1956.

[video width="690" height="378" mp4="http://www.tiranapost.al/wp-content/uploads/2020/02/final_5e470afc41ec8a001630e4a7_796403.mp4"][/video]

Pas Kishës dasma vijoi në një restorant buzë liqenit në Shkodër.

Keti Bazhdari është një grua që vjen nga bota e biznesit, ajo ka punësuar mbi 1 mijë gra në Shkodër e rrethina.

Kujtojmë se ajo ka qenë një nga eksponentët shumë të rëndësishëm të PS-së në Shkodër për një kohë të gjatë, ku është shfaqur krah Edi Ramës, me jo pak vlerësime.

Largimi i saj nga PS-ja nuk u sqarua kurrë plotësisht. Nëse ajo nuk do të ishte anashkaluar, sot do të dëgjonim emrin e Keti Bazhdarit në vend të Tom Doshit me gjasë./Tiranapost.al