Nën lupën e Stela Sallakut

Vesha xhaketën mbrapsht. Çuditërisht edhe shumë vajza të tjera pas meje

Vesha xhaketën mbrapsht. Çuditërisht edhe shumë vajza

U mendova për rreth 2 javë se si ta dizenjoja kostumin tim me copën aspak kreative, blu të errët. Nuk e di pse nuk më pëlqejnë kuadratet bezhë tek sfondi blu. Më kujtojnë kostumet e gjyshërve, që thuajse ishin njësoj, thjesht ndryshonte jaka. Dy xhepa, një palë mbrapa, pa hark në bel. Me një fjalë, shumë e zakonshme dhe e mërzitshme. Doja që kostumi im të ishte novator. Ndryshe dhe nga mallrat e serisë që shiten me ofertë, bli 1 përfito dhe një dhuratë.

E dija që jakën e doja të madhe ?vintage?, 3 xhepa me kapak, dy nga një anë dhe një nga ana tjetër, si dhe të kishte një rrip në mes. Ishte shumë e zakonshme po të mbyllej përpara me kopsa, ndaj e ktheva nga kurrizi. U pashë në pasqyrë, patjetër! Kjo ishte! Bëmë rregullimet e nevojshme tek supet, jaka dhe mëngët, dhe ja! Rrinte për mrekulli, me ose pa rrip. Pasi e shpërndava në rrjetet sociale foton, pati shumë pyetje nga vajzat ?fashioniste?. Nëse e kisha veshur vetë mbrapsht xhaketën apo ishte dizenjuar e tillë. Në të dyja mënyrat rri bukur. E kombinova me pantallona blu por me vija, jo me kuadrate. Vendosa dhe dy karfica me perla, dhe ja.

[caption id="attachment_294915" align="aligncenter" width="404"](Foto nga Instagram)[/caption]

Ideja iu pëlqeu të gjithave, madje disa vajza, nga ato më trendi-t dhe më kuriozet, e provuan vetë ta vishnin mbrapsht xhaketën. Disa e mbajtën me rrip, të tjera ashtu oversize.

[caption id="attachment_294884" align="aligncenter" width="576"](Foto nga Instagram)[/caption]

Me fund nuk e kisha menduar se mund të vishej. Por ja që duket shumë me stil dhe kështu. Kombinuar me rrip të zi dhe këpucë me takë bllok.

[caption id="attachment_294881" align="aligncenter" width="640"](Foto nga Instagram)[/caption]

Kjo vajza është fashionistja më e vogël që më ka dërguar foto me xhaketën mbrapsht. Madje ka vendosur dhe karficat për të plotësuar look-un!

[caption id="attachment_294882" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Kjo foto erdhi që ditën e parë pas publikimit të fotos time. Xhaketa është me prerje të ngushtë, kopsa të ngjeshura, supe të theksuara dhe xhepa. E ka veshur me triko poshtë, me nuancë të verdhë dominante.

[caption id="attachment_294877" align="aligncenter" width="375"](Foto nga Instagram)[/caption]

Ideja e xhaketës së veshur mbrapsht daton që herët në vitet ?50, dhe është krijuar fillimisht me funde. Deri sa Celine Dion vendosi të shfaqej në tapetin e kuq me xhaketën e kostumit (me prerje mashkullore), të veshur mbrapsht. I surprizoi të gjithë, sepse dukej më bukur se sa po ta vishte nga ana e mbarë. Tek galeria më poshtë keni dhe disa vajza të tjera, me stil, që e kanë kombinuar xhaketën në mënyrën e tyre interesante./Tiranapost.al