Aktualitet

Vëllai i vrau gruan në Paskuqan, Elton Çapoku flet për herë të parë nga burgu

Vëllai i vrau gruan në Paskuqan, Elton Çapoku flet për

Me datë 9 janar, Erdet Çapoku vret kunatën e tij Enkeleda Çapoku në shtëpinë e saj në Paskuqan.  39-vjeçarja u vra në prezencën e familjarëve, mes tyre vajzës adoleshente duke e goditur me shkop druri dhe më pas duke i prerë damarët.  Për ngjarjen, për herë të parë ka folur vëillai i autorit të vrasjes, bashkëshorti i Enkeledës i cili ndodhet në burg. Ai kërkon dënim me vdekje për vëllanë e tij Erdet, por akuzon shtetin, pasi gruaja e tij e kishte denoncuar para 6 muajsh në Komisariati dhe prej asaj kohe kishte urdhër mbrojtje, por sipas bashkëshortit, shteti nuk mori masat e duhura.

-Elton Çapoku, bashkëshorti i viktimës merr nga qelia në telefon në lidhje direkte në News 24.

-Është masakruar gruaja juaj për autori është vëllai

Eltoni: Shpreh ngushëllimet nga ana ime për familjen e gruas. Faleminderit juve që e nxorët ngjarjen, shteti është përgjegjës. Shteti nuk ka marr parasysh anjë gjë, kur vëllai ka vënë dorë mbi gruan time dhe kur ajo ka kërkuar vëmendje shteti nuk ka reaguar fare. Për gjithë ato që vënë dorë mbi gratë motrat, të dënohen me bug pa afat.

-Ke pasur dijeni që vëllai pqërndiqte bashkëshorten?

Eltoni: Ca kohë më përpara, ai ka jetuar në shtëpinë time dhe më pas u largua, fillonte pergjonte bente gjëra të tilla. Ajo ka vajt në polici por nuk ka pasur reagim nga shtetit. Ma kanë prishur jetën totalisht, unë kërkoj drejtësi.

-Prej sa kohësh e dinit që e përndiqte?

Nga shtatori më duket nuk e mbaj mend mirë.  Kisha shumë kohë që nuk merrja asnjë telefonatë nga vëllai. I kam thënë dikur që nuk ke punë me familjen time. Në shtator e kam takuar gruan me vajzën, në atë kohë më ka treguar për situatën. Unë kërkoj drejtësi mua mu prish familja. Vetë jam brenda.

-Po lajmin si e more vesh?

Më thanë shokët.

-Të treguan detajet se janë skandaloze?

Për vëllain tim kërkoj dënim me vdekje.

-Ka pasur probleme të shëndetit mendor?

Kam kaq vjet që nuk e di, nuk e kam njohur për të tillë, nuk e di për problemet që mund të ketë pasur. Mua më ka shkatërruar familjen.

-Ke folur me vajzën?

Eltoni largohet pasi nuk përballoi dot pyetjen.

Autori flitet të jetë një person problematik në zonën e Paskuqanit dhe përdorues i alkoolit. Ai ishte përfshirë shpesh në zënka me persona të ndryshëm.

Në dëshminë e parë në polici pasi u arrestua për krimin ndaj kunatës Enkeleda Çapoku ai tha se shkoi drejt aktit ekstrem pasi dyshonte se e tradhtonte të vëllanë dhe se fotot që ia bënte në rrugë ia dërgonte të vëllait.  Ai është shprehur se ishte i dehur kur kreu vrasjen.

'Kam qenë i alkoolizuar kur shkova tek kunata. Kemi pasur konflikte familjare. Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllanë'/ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/vrasja-ne-paskuqan-flet-nena-e-viktimes-kunati-e-perndiqte-vajzen-time-edhe-burri-nga-burgu-i-tha-te-kishte-kujdes/

http://www.tiranapost.al/duke-qare-rrefehet-autori-i-vrasjes-ne-paskuqan/