Nga “Fatorinoja”/Katër e mëngjesit dhe mu hapën sytë. Ç’ndjesi ! Kisha harruar sesi ishte të zgjoheshe herët. Pafund kohë, nga hera e fundit. Sigurisht e fundit herë ka qenë kush isha në shtëpinë e prindërve, zgjohesha herët e ndihmoja mamanë në punët e shtëpisë.
Fëmijë, gëzohesha me të atilla punë. Për pak mu rikthye ajo ndjesia e të qenit fëmijë dhe ndieja një lumturi në kraharor. Njësoj si lumturia që ndienim kur ishim fëmijë dhe linim lojën si fitues.
E mblodha mendjen. Isha kusur me vite tanimë dhe kjo dhe pa e menduar mirë të falte një ndjesi zhgënjyese e lodhje.
Këtë ditë pushimi që si rregull duhet ta shfrytëzoja për sa më shumë gjumë , gjumi ish treguar aq i pabindur ndaj dëshirës sime. Me shoqërinë vendosëm të largoheshim nga Tirana, më erdhën më morën me makinë në shtëpi.
***
Në kthim miqtë e mi më lënë në një stacion urbani. Deri në shtëpi më duhej të shkoja me urban. Pritja në stacion e pafundme. Vononte, vononte i flamosuri urban.
-Hajde, hipni shpejt se do mbyllemi.
Fatorinoja priste me padurim të ikte në shtëpi. I kishte mbaruar orari i punës, megjithëse ishte pasdite. Diku nga mesi pozicionohem në këmbë. Dy burra që po ktheheshin nga kalçeto bisedonin njëri me tjetrin.
-Sa është data sot me?
-12, o boso
-Mos erdhi Shën Valentini, hajde dëgjoji gratë në shtëpi. Duan dhurata Nardo.
-Ehaaa... Mirë që i kemi gra, a ka dhuratë më të madhe se kjo. Nuk ka Gimi!
- Në fakt unë nuk e mbaj mend kohën kur më ka bërë dhuratë, vetëm çunit i blen...
-Këtu është treni?
- Po zonjë, këtu është...
-Nxitoni, nxitoni...
-Ooo, avash o shoferoooo. Avash se i zure dorën
-Ça t’ju marësh o lla. Lule, apo t'i çosh për darkë?
-Unë i bëra një dhuratë asaj times, ma hodhi. Që nga ajo kohë, jam betuar nuk i marr më.
Për vete mendoja se çfarë dhurate do t’i bëja unë të dashurës sime. U bëra si politikanët, që premtojnë se do ndërtojnë urë, kur aty nuk ka lumë fare.
-Hajde, stacioni i fundit!
(E diel, 12 Shkurt 2017)