Aktualitet

U transferua në janar, talenti shqiptar stërvitet me Juventusin

U transferua në janar, talenti shqiptar stërvitet me Juventusin

Talenti i përfaqësuese Shqiptare, Giacomo Vrioni firmosi me Juventusin e U-23 vjeçarëve në muajin janar.

21-vjeçari la ekipin e Cittadellës në Serie B për të luajtur me ngjyrat bardhezi një kategori më poshtë. Vrioni në përpjekje për të lënë gjurmë po punon intensivisht për të "kapur" ekipin e parë. Në fakt një hap e ka hedhur ditën e sotme ku shikohet se talenti kuqezi është parë të stërvitet me ekipin e parë

Vrioni ka ndarë me ndjekësit e tij një foto me mbrojtësin Giorgio Chiellini gjatë një dyluftimi në stërvitje. Kjo është hera e parë që Vrioni grumbullohet me ekipin e parë që pa transferimit te Juventusi./XH.K