Aktualitet

U kapën me 3.4 milionë euro në makinën “Toyota Yaris”, dy të arrestuarit kërkojnë lirinë në gjykatë

U kapën me 3.4 milionë euro në makinën “Toyota

Në qershor të këtij viti, Edi Lika dhe Klevi Cani u kapën në portin e Durrësit me 3.4 milionë euro në makinën “Toyota Yaris”, çështje kjo që shkaktoi debate edhe në skenën e politikës. Pas 7 muajsh arrest me burg ata i janë drejtuar Gjykatës me kërkesën për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar më herët ndaj tyre.

Por kërkesa e tyre për të fituar lirinë është rrëzuar poshtë sot nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila tha se kërkesa është e pambështetur në ligj dhe në provë. Për të njëjtën çështje, po hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg” edhe Arben Çeka e Alban Mollaymeri, ndërsa janë shpallur në kërkim kushërinjtë Elvis e Alfred Vladim të dyshuar si porositës të mjeteve “Toyota”. Ata akuzohen për “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe “falsifikim të monedhave” në formën e “grupit të strukturuar kriminal”./Tiranapost.al