Showbiz

Tre fëmijët e Presidentit

Për shkak të dy prindërve të tyre politikanë, tre fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, kanë dashur s’kanë dashur, kanë qenë në qendër të vëmendjes, që kur ishin bebe. Bora, Besari dhe Era mund të kenë qenë fëmijët më të fotografuar për sa kohë ishin të vegjël, sepse dy prindërit e tyre kanë qenë e vazhdojnë të jenë të kërkuar nga gazetarët, të cilët pas sfondit politik të hedhur si konsum të përditshëm gazetave, televizioneve e së fundmi edhe portaleve, kanë kërkuar herë pas here të servirin si desert jetën private të çiftit, sidomos fëmijët. Dhe Iliri me Monikën kanë qenë përherë bujarë në këtë pikë.

familja meta 1

familja meta

Monika, si menazhuese e imazhit të familjes dhe fëmijëve, nuk ka bërë asnjëherë të përkëdhelurën me mediat. Të kujdesshmen po. Me një nuhatje të mprehtë, ka ditur të ngjyrosë me nuanca rozë sfondin gri ku politika i ka vendosur herë pas here si familje. Prandaj dera e shtëpisë së tyre, fillimisht ajo e vjetra tek Astiri, e më pas edhe shtëpia në Bllok, ka qenë e hapur sa herë që ajo e ka gjykuar të arsyeshme.

Bora, Era dhe Besi kanë qenë pjesë e rrëfimeve familjare, janë fotografuar herë veshur me ngjyrat e festës së Krishtlindjeve, e herë duke fikur qirinj ditëlindjesh.

Mes të treve, më e vogla, Era, si të ishte klon i dy prindërve e të kish thithur dopio nga të dy sensin e protagonizmit, e ka pëlqyer dhe e ka shijuar famën. Vazhdon ta bëjë edhe kësaj dite. Krejt ndryshe nga motra dhe vëllai i saj më të mëdhenj.

besar meta 3

bora besi

Besari, sot 17 vjeç, ishte i pari që u tërhoq në hije, duke iu qëndruar gjithmonë e më larg kamerave e aparateve, kur u rrit aq sa për të kuptuar se qendra e vëmendjes nuk bënte për të. Djali i vetëm i familjes, ua ka lënë me shumë kënaqësi protagonizmin katër antarëve të tjerë të familjes, sidomos pjesës fëmërore, duke zgjedhur t’i bindet natyrës së tij të qetë, duke zgjedhur të mos shfaqet askund, rrjetet sociale përfshirë.

71cf29037ce30e03072006df77f623ab_L

besar meta1

Ai është bërë pjesë e medias vetëm kur moda e sfelfieve e ka hedhur në rrjet portretin e tij nga të tjera duar. Siç ndodhi dje, kur e ëma, i kushtoi një mesazh të gjatë në faqen e saj me rastin e ditëlindjes, duke e shprehur edhe drojën se mos i biri edhe do ta kritikonte këtë shfaqje të tij kaq publike.

6a50fb31-a6f1-4a9b-a24a-1817e410a3e5---0 bora era

bora meta

boraa

As protagonizmi i Borës, tani studente në Angli, nuk zgjati shumë. Qejfi i fotove, revistave dhe gazetave iu mbarua shpejt, por vajza e madhe e familjes Meta nuk u tërhoq plotësisht, si Besari.

bora-metaj

dita-meta-3

E rritur me ajrin e politikjës që në pelena, ajo shfaqet aty këtu, kryesisht pranë të atit, Ilir Metës, herë duke e shoqëruar në ndonjë event e herë duke përzier selfie rinore e politikë bashkë (përzierje që LSI-a e ka preferuar gjithmonë si formulë) ka hedhur në ajër edhe fraza vëmendjendjellëse, si rasti i statusit profetik (dhe i pacensuruar nga i ati) i para pak ditëve “Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari”, që na paska thënë më shumë se çdo konferencë shtypi, tryezë vendimesh politike e analizë parashikuese gazetarësh.

1-76

era

Kurse e vogla, Era, që i ka këputur kokën së ëmës edhe nga pamja edhe nga natyra, vazhdon të shijojë me shumë kënaqësi vëmendjen, që e fiton me pashë sa herë që ka dëshirë. Era, nxënëse në Kolegjin Turk Turgut Ozal, është pika e dobët e babit dhe siç ai vetë është shprehur, e vogla e tij është i vetmi person të cilit ai ia hap telefonin në çdo kohë e rrethanë.

aa0ec82cca4f0561278df4bc20e6ebf3

6f9022687876e67d59451de2af12f75e

era monikaa

eraa

Ajo është zonjusha e tij shoqëruese në vizita urimesh, por ngelet gjithmonë mikesha e vogël e mamit dhe për sa kohë është ende 9 vjeç, nuk ka vendosur ende nëse do zgjedhë edhe ajo të tërhiqet si motra dhe vëllai, apo do preferojë të jetë e shfaqur si tani. Për momentin ndihet shumë komode duke pozuar e para me celebrity si Dua Lipën apo Bebe Rexhën, si çdo moshatare e saj, e çmendur pas gocave të famshme.

Era-Meta-dhe-Dua-Lipa

era (1)

r1_1463057678-9014190

Shtëpia ku jeton tani familja e Ilir Metës, te Kodra e Diellit, është tani zonë më e rezervuar se dikur. Aty hyjnë e dalin miq e të ftuar, por dera nuk është më e hapur për gazetarë e fotografë. Sepse fëmijët janë rritur dhe prindërit kanë respektuar dëshirat e tyre për të qëndruar larg vëmendjes. Vetëm se tani që babi i tyre u bë president, objektivët u kthyen sërish kah familjes që do të jetë së shpejti e para e vendit. Ndaj, nëse deri tani secili prej tyre ka qenë i lirë të shijojë protagonizmin apo profilin e ulët, këtej e tutje do vendosen të gjithë bashkë në qendër të vëmendjes si familja presidenciale. Ne jemi të gjithë sy e veshë për të marrë vesh se ç’do të ndodhë. A do vazhdojnë të jetojnë te shtëpia në Kodrën e Diellit apo në vila qeveritare, të cilat nuk kanë qenë të preferuarat e familjeve presidenciale. Çfarë do veshin zonjushat gjatë ceremonisë së inaugurimit? Po Zonja e Parë? A do përfshihen të tre fëmijët që jetën e re siç ndodh me të gjitha familjet presidenciale në botë?