Aktualitet

The Guardian shkruan për celulën terroriste iraniane që u zbulua në Shqipëri

The Guardian shkruan për celulën terroriste iraniane që u zbulua

Prestigjozja The Guardian ka publikuar një artikull, duke iu referuar një deklarate sot të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, i cili tha se është zbuluar një celulë terroriste iraniane në Shqipëri, ku dyshohet se kishte planifikuar një sulm kundër anëtarëve të opozitës iraniane MEK, që synonte të rrëzonte qeverinë në Teheran. The Guardian citon Ardi Veliun i cili tha se celula drejtohej nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si Peyman, rezident i përhershëm në Iran, që synonte anëtarët e Mujahedin-e Khalq, ose MEK, në Shqipëri.

Por theksohet se nuk tregohet më tej për komplotin , se kush janë të dyshuarit apo nëse ishin bërë arrestime, përveç pretendimeve se dy zyrtarë iranianë të sigurimit drejtuan operacionin nga Teherani.

Dyshohet se rrjeti ishte i lidhur me grupet e krimit të organizuar në Turqi dhe është përdorur një ish anëtar i MEK për të mbledhur informacione në Shqipëri. Veliu tha se sulmi ndaj grupit në Shqipëri nga agjentët e qeverisë iraniane kishte dështuar në muajin mars.

Thë Guardian kujton dëbimin e ambasadorit të Iranit dhe një diplomati tjetër iranian të dyshuar për aktivitete të paligjshme që kërcënonin sigurinë në Shqipëri.

Ndërsa MEK u cilësua si një organizat terroriste nga departamenti amerikan i Shtetit deri në vitin 2012. Rreth 2.500 nga anëtarët e saj u transferuan nga Iraku në Shqipëri në vitin 2014./ The Guardian/ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/zbulohet-celula-terroriste-iraniane-ne-shqiperi-si-u-parandalua-sulmi-ne-festen-e-nevruzit/