Tech

Vodafone Albania financon STEM, programin e gjeneratës së re digjitale në Shqipëri

Vodafone Albania financon STEM, programin e gjeneratës së re digjitale

Vodafone Albania dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan sot marrëveshjen e financimit të programit STEM ( Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë).Ky program i gjeneratës së re që financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane), do të financohet edhe nga Fondacioni Vodafone Albania, me misionin për të hedhur bazat e edukimit digjital për 3 vitet e ardhshme, edhe në Shqipëri.

Marrëveshja e financimit u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi. Në fjalën e saj të rastit, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania tha se: “STEM është një komponent i rëndësishëm i teknologjisë dhe edukimit digjital. Vodafone Albania i ka të gjitha kapacitetet dhe vizioninpër të bashkëpunuar me BE-në dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që ky program tëbëhet faktor i rëndësishëm edhe në kurrikulat e arsimit publik në Shqipëri. Next Generation Albania, përmes kurrikulës sëSTEM, është një mundësi unike arsimimi në fushën digjitale, që fuqizon studentët dhe mësuesit, duke i bërë më të aftë për të ardhmen.”

Vodafone Albania financon STEM, programin e gjeneratës së re digjitale

Më tej znj. Stathaki theksoi se ky program, i krijuarpër moshat 12-18 vjeç, që do të zbatohet fillimisht në 12 shkolla, për t’u zgjeruar më tej edhe në shkolla të tjera publike në Shqipëri, do t’u mësojëtë rinjve gjuhët e kodimit ArduindheApp Inventor edo t’u krijojëmundësi që, në fund të trajnimit, të jenë të aftë t’ijapin zgjidhje digjitale çdo problemi që mund të identifikojnë në komunitetet ku jetojnë.

Ministrja Kushi theksoi se: “Ne shqiptarët kemi një shprehje:‘Miq të mirë në ditë të vështirë’; dhe në fakt Vodafone Albania është nga ata miq që në periudhën e vështirë të pandemisë tregoi një nivel të lartë solidariteti dhe përgjegjësie sociale. Zhvillimi i aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, padyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.”

Aftësimi digjital është pjesë e objektivave tëVodafone. Një nga kontributet më të mëdha që Vodafone Albania bëri gjatë kohës së Pandemisë ishte dhurimi i 15.000 pajisjeve dhe dhënia e aksesit në internet për të gjithë fëmijët në nevojë, të cilët nuk mund të frekuentonin shkollën onlinegjatë 2020-ës.

Kohët po ndryshojnë, studentët po ndryshojnë dhe është thelbësore që sektori i arsimit të ecë në një hap me revolucionin e katërt industrial që po vjen, pra revolucionin teknologjik. Bashkimi Evropian po jep 3 miliardë euro fonde, pra 3 miliard euro nga 9 në total të paketës së destinuar për digjitalizimin e Ballkanit Perëndimor.

Vodafone Albania është e para kompani private së cilës i lejohet të aprovojë një kurrikul në sistemin e arsimit publik në Shqipëri.