Tech

Videot e vjetra në Instagram kanë humbur zërin? Ja ç`po ndodh

Videot e vjetra në Instagram kanë humbur zërin? Ja ç`po

Prej disa muajsh në fakt Instagrami ka një problem. Disa nga videot e vjetra e kanë humbur audion. Ky është një lajm i keq për të gjithë ata që në Instagram magazinojnë kujtimet e tyre. Ka shumë njerëz që për shkak të memories së kufizuar të telefonit i postojnë kujtimet e tyre në rrjete sociale dhe mendojnë se i kanë të sigurta aty. Këtë herë nuk ka ndodhur kështu.

Videot nga viti 2014 dhe më parë, mund të luhen, por pa asnjë zë. Përpjekja për të rritur volumin ose për të hequr zërin e videos është e kotë, pasi thjesht nuk mund të gjendet asnjë pjesë audio. Kjo ndodh si në aplikacionet Android dhe iOS, ashtu edhe nëse e hap Instagramin në ueb.

Mesa duket, Meta është në dijeni të problemit dhe po punon për ta rregulluar atë. Megjithatë, nuk ka asnjë afat kohor se kur audio mund të kthehet në videot e vjetra në Instagram. Natyrisht, kjo është mjaft frustruese. A kanë kuptim videot pa zë?