Tech

Twitter ndalon ‘blue check’ me pagesë pas mijëra llogarive të rreme që po verifikoheshin

Twitter ndalon ‘blue check’ me pagesë pas mijëra llogarive

Twitter ka ndërprerë shërbimin e tij me pagesë, 'Blue Check'- që kushtonte 7,99 dollarë/muaj pasi përdoruesit filluan të abuzonin dhe po verifikonin llogari të rreme të markave dhe personazheve te famshëm.

Twitter lançoi shërbimin në fillim të kësaj jave për celularët iPhone, duke i lejuar përdoruesit të blejnë një shenjë që ishte përdorur më parë për të treguar se një llogari ishte e verifikuar ose zyrtare. Që nga e premtja, aplikacioni nuk shfaq më një opsion për t’u regjistruar në Twitter Blue.

Pezullimi i shpejtë i shërbimit sugjeron që, të paktën aktualisht, plani i madh i CEO Elon Musk për të gjeneruar të ardhura të reja nga përdoruesit nuk po funksionon siç pritej.

Disa përdorues që kanë paguar tashmë për shërbimin thonë se shenja e tyre blu me pagesë është zhdukur nga llogaria e tyre.