Tiktok vjen me risinë, tani mund të blini produkte në aplikacionin e videove

Një nga platformat më të përdorura sociale, Tiktok, e cila përdoret për shpërndarjen e videove kreative, tashmë po lançon blerjet e saj online në mënyrë që njerëzit mund të blejnë drejtpërdrejt çdo produkt nga vetë aplikacioni.
Menaxheri i Përgjithshëm i TikTok, Rich Waterworth thotë, “Ne mendojmë se është një moment vërtet i rëndësishëm. Tregtia elektronike është një mundësi e madhe për TikTok dhe është diçka në të cilën po investojmë në mënyrë të konsiderueshme”.
Ndërkohë që pandemia e ka përshpejtuar këtë ndryshim. Ndërsa dyqanet u mbyllën gjatë bllokimeve, shitësit u përpoqën të shisnin produktet e tyre në internet.
Sipas një raporti të Insider Intelligence , nga viti 2019 deri në vitin 2020, numri i blerësve të tregtisë elektronike në SHBA u rrit 25% në 80 milionë, një numër që parashikohet të rritet në më shumë se 100 milionë deri në vitin 2023.
Tani TikTok ka zgjedhur Mbretërinë e Bashkuar për të bërë lëvizjen e saj të parë të madhe.
Tiranapost.al