Tech

TikTok do të kufizojë kohën para ekranit për përdoruesit nën 18 vjeç

TikTok do të kufizojë kohën para ekranit për

TikTok ka njoftuar se do të kufizojë kohën para ekranit për përdoruesit nën 18 vjeç në vetëm 60 minuta në ditë. Fëmijët do ta kenë të caktuar automatikisht kufirin e kohës para ekranit dhe do të duhet të vendosin një kod kalimi për të vazhduar shikimin.

Prindërit dhe kujdestarët do të mund të vendosin kufirin e tyre ditor të kohës para ekranit për fëmijët e tyre. Kjo t'i lejojë atyre të japin kufij kohorë të ndryshëm në varësi të ditës së javës, duke i lejuar familjet të marrin në konsideratë oraret dhe pushimet. TikTok nuk konfirmoi një datë se kur do jenë në fuqi këto ndryshime, por thotë se së shpejti.

E veçanta tjetër është, se adoleshentët e moshës nga 13 deri në 15 vjeç do t'i kenë automatikisht llogaritë e tyre private, që do të thotë se përdoruesit do të duhet të zgjedhin ata që duan të kenë miq. Mesazhet direkte do të jenë të disponueshme vetëm për ata 16 vjeç e lart dhe duhet të jeni të paktën 18 vjeç për të parë një video live.

Gjithashtu do prezantohet një panel kontrolli i kohës para ekranit, i cili jep një përmbledhje të kohës totale të kaluar në aplikacion gjatë natës dhe ditës. Ristë gjithashtu do t'u lejojnë prindërve të heqin zërin e njoftimeve nga aplikacioni për adoleshentët e tyre, në mënyrë që përdoruesit e moshës 13 deri në 15 vjeç nuk do marrin asnjë njoftim pas orës 21:00 dhe ata të moshës 16 deri në 17 vjeç pas orës 22:00.

"Sot ne po bëjmë publike disa veçori të reja për adoleshentët, familjet, komunitetin tonë dhe më të gjerë. Ne besojmë se përvojat dixhitale duhet të sjellin gëzim dhe të luajnë një rol pozitiv në mënyrën se si njerëzit shprehen, zbulojnë ide dhe lidhen. Ne po përmirësojmë kohën para ekranit me më shumë opsione të personalizuara dhe me më shumë kontrolle nga prindërit”, tha Cormac Keenan, Shefi i Besimit dhe Sigurisë në TikTok.