T`i shprehësh emocionet me avatarin tënd. Risia më e re e WhatsApp

E Hënë 26 Shtator 2022, 13:25
TiranaPost
WhatsApp po zgjeron opsionet dhe mundësia më e re do të jetë krijimi i Avatarit të vetes. Kushdo do mund të krijoi opsionin e vet të animuar dhe pastaj të shprehë çdo emocion përmes tij.
Po të bën për të qeshur diçka, do të qeshë avatari. U mërzite me diçka? Do shfaqet i mërzitur avatari. Kjo do të shmangë edhe keqkuptimet me emojit. Ka përdorues që ende ngatërrojnë qeshjen me lot me të qarën.
Avatari do mund të vendoset edhe në foton e profilit. Vetëm se ende po testohet vetëm në disa pajisje.