Tech

Snapchat heq filtrin që u bë shkak për aksidente fatale

Snapchat heq filtrin që u bë shkak për aksidente fatale

Aplikacioni i përdorur më së shumti nga të rinjtë, Snapchat nuk do e ketë më filtrin e diskutueshëm dhe që është bërë shkak i disa proceseve gjyqësore. Bëhet fjalë për kilometrazhin e makinës, matësin e shpejtësisë që ka çuar në disa aksidente të rënda.

Me këtë filter, përdoruesit arrinin të regjistronin shpejtësinë në makinë dhe ndërkohë duhet ta mbanin shtypur për të bërë regjistrimin e plotë. Përdoruesit garonin për të parë se sa shpejt do mund të ecnin me makinën gjatë përdorimit të filtrit.

Snapchat heq filtrin që u bë shkak për aksidente fatale

Në vitin 2016, një adoleshente ngriti një padi kundër Snap (kompania mëmë e Snapchat), pasi përdori filtrin dhe u përplas me një makinë tjetër teksa po regjistronte me mbi 100 km/h. Ajo mbeti me aftësi të kufizuara për shkak të dëmtimit.

Pavarësisht nga rasti, Snapchat e mbajti filtrin aktiv - por shtoi mesazhin: Mos bëj Snap ndërkohë që i jep makinës.

Një vit më vonë në vitin 2017, tre burra po ecin me makinë në Wisconsin në SHBA me më shumë se 120 km/h dhe hapën Snapchatin për të regjistruar. Të tre humbën jetën pasi shoferi teksa po filmonte humbi kontrollin e makinës e cila u përplas në një pemë. Një gjykatë në Kaliforni vendosi që kompania mund të paditet për vdekjen e tyre.

Snapchat heq filtrin që u bë shkak për aksidente fatale

U deshën më shumë se 3 vite që zyrtarët e Snapchat të zhduknin këtë filter që rrezikon jetën.

Në një deklaratë, Snap konfirmoi: 'Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa siguria e komunitetit tonë të Snapchat, dhe më parë e kishim çaktivizuar filtrin me shpejtësinë e ngarjes së makinës. Nën vazhdën e situatave, ne po e heqim atë plotësisht'.

*Tiranapost.al.