Tech

Si Youtube-i po e zëvendëson televizionin për brezat e ardhshëm

Si Youtube-i po e zëvendëson televizionin për brezat e

Vetëm përmes celularit, YouTube arrin audiencën e personave nga 18 deri në 49 vjeç, më shumë se çdo rrjet tjetër transmetimi ose TV kabllor dhe është lançuar në mbi 91 vende në gjithsej 80 gjuhë të ndryshme, të cilat mbulojnë gjithsej 95% të popullsisë së internetit.

Për të mbyllur hendekun me televizionin, YouTube ka ofruar prej disa vitesh filma me metrazh të plotë, koncerte dy-orëshe dhe ngjarje sportive live. Platforma ka vënë theksin në videot nga producentët e pavarur të filmave, kompanitë kryesore diskografike dhe madje edhe studiot e Hollivudit.

YouTube shënon sot 15 vjetorin e krijimit, ndërsa platforma e videove në internet ka ndryshuar përgjithmonë të ardhmen e televizionit, si dhe ka revolucionarizuar filmin.

Televizioni linear dhe transmetimi kabllor mund të kenë dominuar me lajmet, serialet televizive, apo “Talk show-et”, por është YouTube ai që ka shfrytëzuar kreativitetin e përdoruesve, ndërkohë që ka demokratizuar mënyrën se si krijohen dhe “konsumohen” informacioni, apo edhe argëtimi.

Gjatë viteve 1980 - 1990, transmetuesit e shërbimit publik dhe kanalet televizive me pagesë sollen zhanre të kuruara, zgjeruan ofertat dhe modernizuan transmetimin, por kjo ishte e kufizuar për të arritur tek ata që kishin një televizor dhe një lidhje kabllore.

Fama ndërkombëtare apo pasuria nuk mund të imagjinoheshin përtej mureve të studios. Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur YouTube - tashmë shërbimi më i popullarizuar në botë për shpërndarjen e videove - postoi videon e tij të parë më 23 prill 2005, si sot, 15 vjet më parë.

Videoja e parë në YouTube, e titulluar “Me at the Zoo”, u ngarkua nga bashkëthemeluesi i faqes Jawed Karim me emrin e përdoruesit 'jawed' dhe u regjistrua nga shoku i tij i shkollës së mesme Yakov Lapitsky, i cili krijoi një llogari në të njëjtën ditë. Që atëherë ka pasur më shumë se 90 milionë shikime.

Në vitin 2010, një raport nga Los Angeles Times shpjegoi se si video e parë në YouTube " luajti një rol thelbësor në ndryshimin rrënjësor të mënyrës se si njerëzit e shfrytëzonin median dhe ndihmoi në fillimin e një epoke të artë të videos 60 sekondëshe".

Sot, YouTube ka evoluar në një shërbim të sofistikuar me një model abonimi premium dhe veçori të videove live. Videoja në dukje e zakonshme e Jaëed Karim, është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e YouTube.

Tregu i reklamave

YouTube hodhi themelet dhe kontribuoi në rritjen dhe popullarizimin e transmetimit të videove në internet. Ai gjithashtu transformoi modelet e reklamave për sektorin e medias dhe argëtimit.

Menaxheri i kërkimit të Ampere Analysis, Daniel Gadher, thotë: “Një fushë kyçe ku ndikimi i YouTube është parë qartë është ndryshimi i dinamikës së industrisë së reklamave".

“Më parë pjesa më e madhe e të ardhurave nga reklamat krijohej nga transmetimi televiziv. Gjatë 15 viteve të fundit ka pasur një zhvendosje drejt reklamimit në internet. YouTube në 2019 gjeneroi mbi 15 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat."

Reklamat e para u publikuan në gusht 2007. Deri në maj 2010, YouTube kishte më shumë se dy miliardë shikime në ditë dhe në vitin 2012 transmetoi debatin e parë presidencial të SHBA. Deri në mars 2013 - më pak se tetë vjet pas lançimit, YouTube kishte një miliard përdorues aktivë mujorë.

Koncepti i përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit e YouTube mori rolin e transmetimit autoritativ, gazetaresk dhe të komercializuar ose të shërbimit publik për qytetarët. Si i tillë ai demokratizoi videon dhe krijoi një zhanër krejtësisht të ri të krijimit dhe konsumit të përmbajtjes, përtej televizionit.

YouTube është bërë faqja më e madhe në botë e videove dhe një nga motorët më të njohur të kërkimit në internet, i dyti pas kompanisë së saj mëmë, Google, e cila bleu YouTube për 1.65 miliardë dollarë në 2006.

"YouTube është qendror për ekosistemin e sotëm të videove," shpjegon analisti i kërkimit të Enders Analysis, Jamie McGowan Stuartex: "Ndikimi i YouTube në industri do të rritet edhe më shumë ndërsa oferta e tij në TV do të zhvillohet."

YouTube ka qenë mikpritës i një gjenerate të re krijuesish dhe ka lejuar transmetuesit të arrijnë shikuesit, kryesisht ata në moshë të re.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 16-34-vjeçarët shikojnë mesatarisht mbi një orë YouTube në ditë. McGoëan Stuart shpjegon: "Ia vlen gjithashtu të merren parasysh rrethanat aktuale rreth Covid-19 dhe mënyrat se si mediat tradicionale po përdorin teknika dhe stile të farkëtuara në YouTube për të përshtatur përmbajtjen e tyre në një botë të largët."

Përmbajtja e gjërë e YouTube u jep konsumatorëve zgjedhje të paprecedentë.

Katalizator për ndryshim

YouTube është jashtëzakonisht i suksesshëm me angazhimin e audiences së tij dhe ka qenë me të vërtetë një katalizator për ndryshim në të gjithë ekosistemin e videove, me 70% të shikimeve në YouTube që vijnë nga pajisjet celulare.

Sipas të dhënave nga “Statista”, midis 2007 dhe 2019, ka pasur më shumë se 500 orë përmbajtje video të ngarkuara në YouTube çdo minutë, që barazohet me afërsisht 30,000 orë përmbajtje në orë.

Ndërsa oreksi i konsumatorëve për përmbajtje video në internet rritet, sasia e videove në YouTube ka pasqyruar këtë kërkesë dhe numri i orëve të përmbajtjes video të ngarkuara çdo 60 sekonda u rrit me 40% midis 2014 dhe 2019.

Është e drejtë të thuhet se YouTube është kthyer në një pikë ndezjeje në debatet e vazhdueshme mbi çështje të tilla si ngacmimi në internet, keqinformimi dhe ndikimi i teknologjisë në përmbajtjen e fëmijëve.

Megjithatë, sipas Cécile Frot-Coutaz, YouTube është një biznes "i afërt" me TV.

Tiranapost.al