Tech

Si të largojmë fëmijët nga rrjetet sociale

Si të largojmë fëmijët nga rrjetet sociale

Ekziston një lidhje midis çrregullimeve mendore dhe përdorimit kompulsiv të mediave sociale. Dhe problemi duket se përkeqësohet në rastin e vajzave. Si ta shmangni këtë?

Psikologu Jean M. Twenge i Universitetit Shtetëror të San Diegos në SHBA, së bashku me studiues të tjerë, publikuan së fundmi një studim që vendos një korrelacion midis çrregullimeve mendore dhe përdorimit të rrjeteve sociale.

Në studim është provuar se sidomos të rinjtë, përdorin rrjetet sociale, kryesisht Instagram dhe TikTok, rreth 10 herë më shumë se çdo lloj aplikacioni apo pajisjeje tjetër me ekran. Kjo do të thotë se nëse një i ri rri 10 orë në ekranë, 9 orë përdor vetëm rrjete sociale.

Këto janë përfundime të ngjashme me ato të hulumtimit të brendshëm të Facebook-ut të zbuluar nga Ëall Street Journal disa muaj më parë. Ky hulumtim nxori në pah një lidhje midis qëndrimit në Instagram, depresionit dhe ndjenjës së inferioritetit, sidomos te vajzat.

Një përpjekje e frytshme për të ndalur fëmijët që të përdorin shumë gjatë rrjetet sociale, është kufizimi përmes aplikacioneve. Ekzistojnë në app Store dhe në play store, aplikacione si Family Link dhe të tjera që kufizojnë kohën e qëndrimit. Edhe Focus Mode është një prej tyre.

Në çdo celular Android gjendet Focus Mode dhe ai nëse aktivizohet mbyll njoftimet për intervale kohore të paracaktuara.

Po ashtu për fëmijët që janë nën 18 vjeç mund të shkarkoni aplikacione që kontrollojnë përdorimin e telefonit prej tyre, kohën e qëndrimit me të, zonat ku qarkullon dhe historikun që ndjek. Juve ju duhet të kontrolloni telefonat dhe të bllokoni materiale të papërshtatshme dhe të vini moshë kufizuese në play Store, YouTube, etj.