Tech

SHBA vë alarmin: Një sulm kibernetik rus po ndodh

SHBA vë alarmin: Një sulm kibernetik rus po ndodh

Një sulm i ri kibernetik është duke ndodhur në SHBA dhe synon kapjen e zinxhirit global të furnizimit të teknologjisë, veçanërisht ofruesit e shërbimeve Cloud dhe Microsoft.

Gjiganti i teknologjisë tha se grupi i njohur si Nobelium është nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera kanë identifikuar Nobelium si grupin që infektoi me ‘malware’ rreth 18,000 klientë të kompanisë softuerike SolarWinds Corp (SWI) në vitin 2020.

Në një takim me Vladimir Putin në Zvicër në qershor të këtij viti, Presidenti Joe Biden i dha homologut të tij rus një listë me 16 sektorë kritikë që do të shkaktonin një përgjigje kibernetike të SHBA-së në rast të ndonjë sulm hakerësh.

Kremlini ka mohuar çdo përgjegjësi në fushatat e hakerave në mbarë botën që i atribuohen gjerësisht grupeve ruse.

Microsoft deklaron se midis fillimit të korrikut dhe mesit të tetorit, ka njoftuar 609 klientë se Nobelium i ka sulmuar plot 22,868 herë.

“Rusia po përpiqet të fitojë akses afatgjatë dhe sistematik në një sërë pikash kyçe në zinxhirin e furnizimit të teknologjisë dhe të krijojë një mekanizëm për mbikëqyrjen – tani ose në të ardhmen – objektiva këto me interes për qeverinë ruse”, deklaroi Microsoft të dielën.