Tech

SHBA i kërkon Apple dhe Google të heqin TikTok nga dyqanet e tyre të aplikacioneve

SHBA i kërkon Apple dhe Google të heqin TikTok nga dyqanet e tyre

Një drejtues i Komisionit Federal të Komunikimeve në SHBA-së deklaroi së fundmi se i ka kërkuar Apple dhe Google që të heqin TikTok nga dyqanet e tyre të aplikacioneve për shqetësimet e sigurisë së të dhënave të lidhura me Kinën.

Aplikacioni shumë i përdorur videove të shkurtra është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, e cila u përball me kontrollin e SHBA gjatë kohës së Trump.

Brendan Carr, një nga komisionerët e Komisionit Federal të Komunikimeve, ndau nës Tëitter një letër drejtuar CEO të Apple Tim Cook dhe CEO të Alphabet Sundar Pichai. Letra tregonte raporte dhe zhvillime të tjera që e bënë TikTok të mos ishte në përputhje me politikat e dyqaneve të aplikacioneve të dy kompanive.

“TikTok nuk është ashtu siç duket në sipërfaqe. Nuk është thjesht një aplikacion për të ndarë video ose meme qesharake. Në thelbin e tij, TikTok funksionon si një mjet i sofistikuar mbikëqyrjeje që mbledh sasi të mëdha të të dhënave personale dhe të ndjeshme.”