Rusia kufizon dhe Instagramin: Po përhap thirrje për dhunë kundër rusëve
E Premte 11 Mars 2022, 16:32
TiranaPost
Rregullatori rus i komunikimit dhe medias ka kufizuar aksesin kombëtar në Instagram sepse sipas tyre platforma po përhap thirrje për të kryer akte të dhunshme kundër qytetarëve rusë, përfshirë personelin ushtarak.
Rregullatori, i quajtur Roskomnadzor, ndërmori hapin të premten, ndërsa Rusia po ecën përpara me pushtimin e Ukrainës.
Më herët të premten, Meta, kompania që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, tha në një deklaratë të postuar në Tëitter se "kishte lejuar forma të shprehjes politike që shkelnin rregullat, si p.sh. vdekje pushtuesve rusë.”
Deklarata theksoi se kompania “nuk do të lejojë thirrje për dhunë kundër civilëve rusë”.
Tiranapost.al