Tech

Radha e TikTok për të kopjuar Instagramin. Ja çfarë po krijohet

Radha e TikTok për të kopjuar Instagramin. Ja çfarë po

TikTok do të përballet drejtpërdrejt me rivalin e mediave sociale, Instagram, duke lançuar një aplikacion për shpërndarjen e fotove. Kompania tha se po punonte për një hapësirë ​​të dedikuar për të postuar foto dhe tekst. Disa përdorues kanë marrë tashmë njoftime ku thuhet se postimet e tyre të fotografive do të ndahen në një aplikacion të ri 'TikTok Notes', përveç nëse ata tërhiqen.

Kjo s`është hera e parë që konkurrentët ofrojnë opsione si kundërshtarët. Edhe Instagram futi opsionin reels që imiton videot e TikTok, në 2020-ën apo Storie që imiton Snapchat.

“Fenomeni i kopjimit është i shfrenuar nëpër platformat e mediave sociale”, tha për BBC Mike Proulx, një drejtor kërkimi në firmën e analizave Forrester.

TikTok thotë se nuk e ka finalizuar dizajnin e aplikacionit Notes dhe as nuk ka konfirmuar një datë lançimi.