Pasi ndërroi tre CEO brenda javës, OpenAI rikthehet tek i pari
Sam Altman, bashkëthemelues i OpenAI do të kthehet në rolin e CEO-s.
OpenAi kaloi një javë krize ku brenda së cilës e ndryshoi tre herë CEO-n.
Sam Altman u shkarkua dhe mes zëvendësuesve, për dy ditë ishte CEO edhe shqiptarja Mira Murati.
Në këto kushte ishin punonjësit e kompanisë që nënshkruan një kërkesë në të cilën kërcënonin largim nga puna nëse Sam nuk kthehej në detyrë.
CEO i Microsoft nga ana tjetër u bëri ftesë atyre të punonin për të.
Të gjendur përballë kësaj situate, OpenAI ka rikthyer në detyrë Sam Altman, duke sqaruar se kanë arritur një marrëveshje në parim, por pa dhënë shumë detaje.
Nga sa kuptohet nga statusi i shkurtër përballë një situate të koklavitur, bordi do të krijohet i ri.
“Mezi pres të kthehem në OpenAI”, shkruan Altman në një postim në mediat sociale.