Tech

Pajisja OceanStor e klasifikon Huawei-n si lider për ruajtjen e të dhënave

Huawei është cilësuar nga Gartner si Lideri me rritjen më të shpejtë për ruajtjen e të dhënave për vitin 2021.

Pajisja OceanStor e klasifikon Huawei-n si lider për ruajtjen e të

Metodologjia e kërkimit Gartner Magic Quadrant ofron një pozicionim grafik konkurues të katër llojeve të ofruesve të teknologjisë në tregjet me rritje të shpejtë: Liderët, Vizionarët, Lojtarët e Niche-s dhe Sfiduesit. Për vitin 2021, në kategorinë lider kjo kompani ka renditur në vend të parë Huawei-n. Raporti tregon se qendra për ruajtjen e të dhënave nga Huawei është rritur duke tejkaluar standardin e vendosur në vitin 2020. Tashmë i listuar si Lider për 6 vjet rresht, rritja e shpejtë e Huawei është rezultat i ofertave të jashtëzakonshme të ruajtjes së të gjitha memorieve flash në pajisjen OceanStor.

OceanStor Dorado, produkti lider i ruajtjes së të dhënave të Huawei, ofron avantazhet konkurruese të mëposhtme:

? Performancë e shkëlqyer: I ngarkuar me NVMe, pajisje novative dhe algoritmin inteligjent FlashLink®, OceanStor Dorado nxjerr në pah potencialin e plotë të ruajtjes së të gjitha memorieve flash. Arkitektura e tij novative i ofron çdo aplikacioni përvojë optimale të përdoruesit.

? Besueshmëri e fortë: OceanStor Dorado siguron aplikacione gjithmonë aktive me paraqitje të besueshme me pesë shtresa të bazuara në SmartMatrix dhe përdor mekanizma sigurie me shumë nivele për të mbrojtur të dhënat tuaja kudo, madje edhe në renë kompjuterike.

? Efikasitet i jashtëzakonshëm: Me module dhe algoritme të avancuara inteligjente, përshpejtuesi OceanStor Dorado zbaton Operacionet dhe Mirëmbajtjen Inteligjente (O&M) gjatë gjithë ciklit të tij jetësor. Modeli i tij novativ shmang ndërprerjet e shërbimit të shkaktuara nga migrimi i të dhënave, duke siguruar shpenzime të ulëta operative (OPEX) dhe duke ofruar përvojë të qetë të përdoruesit.

Huawei ka filluar kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë së ruajtjes të të dhënave që nga viti 2002 dhe ka vendosur 12 qendra kërkimi dhe zhvillimi në mbarë botën. Me më shumë se 4,000 inxhinierë R&D dhe mbi 1,000 patenta ruajtëse, Huawei ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë aktive në më shumë se 30 organizata ndërkombëtare të industrisë, në mënyrë që të përmirësojë vazhdimisht aftësitë e tij novative dhe konkurrencën thelbësore.

Pajisja Huawei OceanStor është vendosur në më shumë se 150 vende dhe rajone për më shumë se 15,000 klientë në një sërë industrish, duke përfshirë sektorin e financave, qeverisë, energjisë, kujdesit shëndetësor, prodhimit dhe transportit. Vënia në përdorim e saj është një zgjedhje ideale për klientët globalë që kërkojnë të ruajnë dhe përpunojnë të dhënat e tyre të shërbimit.