Tech

Opsioni i ri në Instagram që ju ndihmon të bëni një pushim nga aplikacioni

Opsioni i ri në Instagram që ju ndihmon të bëni

Instagram njoftoi të enjten një veçori të re të quajtur "quiet mode", i cili synon të ndihmojë përdoruesit të përqëndrohen dhe të vendosin kufij me miqtë dhe ndjekësit.

Kur opsioni është i aktivizuar, të gjitha njoftimet do të ndërpriten dhe statusi i profilit do të ndryshojë në "quiet mode". Nëse dikush dërgon një mesazh direkt gjatë kësaj kohe, Instagram do të dërgojë automatikisht një përgjigje automatike duke njoftuar dërguesin se "quiet mode" është aktivizuar.

Ndërsa funksioni vlen për të gjithë përdoruesit, Instagram duket se po fokusohet tek adoleshentët.