Tech

ONE Albania sjell rrjet të ri për 450 mijë abonentë

Abonentët e ALBtelecom do të kalojnë në një sistem të unifikuar dhe cilësor

ONE Albania sjell rrjet të ri për 450 mijë abonentë

Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikon rrjetin e saj në këtë fundjavë, më 1 prill 2023. Në këtë ditë 450 mijë abonentë nga rrjeti ALBtelecom do të kalojnë në rrjetin ONE. Kjo procedurë është një operacion teknik unik dhe i rëndësishëm që nuk është bërë kurrë më parë në vend.

Edhe pse ekipi i ONE Albania do të bëjë çmos për të përfunduar këtë proces kalimi pa asnjë shqetësim, lutemi në mirëkuptimin e abonentëve tanë në rast të hasjes së problemeve me shërbimin. Ky tranzicion teknik do të sjellë përfitime për abonentët që do të transferohen, duke kaluar në një rrjet të ri, me cilësi shumë më të lartë. Nëse keni ndonjë vështirësi me shërbimin tuaj, ju lutemi fikni dhe rindizni pajisjen tuaj celulare.

Si pjesë e bashkimit në ONE Albania, ky hap do të sigurojë unifikimin e rrjetit, në të njëjtën kohë dhe përditësimin e shërbimeve të kompanisë, tarifave dhe kushteve të përgjithshme të pajtimtarit, në sistemet e rrjetit ONE Albania.

One. Për ty.

Artikull i sponsorizuar