Tech

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”, një event 3-ditor ku ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat e tyre për kulturën e veçantë të punës si nomadë digjitalë. Ajo që i bashkoi këta ekspertë digjitalë ishte fakti se ata punojnë në një ose disa vende të botës dhe paguhen nga një vend tjetër. Nomad digjitalquhet, për shembull, dikush që jeton në Shqipëri, por punon për një kompani angleze. Apo një ekspert i cili punon online nga çdo cep i botës ku ka qasje në internet. Shpesh nomadët digjitalë janë në udhëtim të vazhdueshëm. Një luks që ua siguron teknologjia dhe digjitalizimi nëpër të cilin po kalon çdo ditë bota, por edhe Shqipëria.

Nomadët digjitalë u përkasin përgjithësisht profesioneve në fushën e teknologjisë, si IT, programues, soft developers, etj., por edhe profesioneve si marketingu, dizajni grafik, motion graphics, copyright, etj. Gjithçka që është e mundur të bëhet në distancë, nga shtëpia, dhe prania jonë nuk është e domosdoshme.

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

Të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë, por dhe profesionistë e sipërmarrës që kanë dashur gjithmonë të punojnë jashtë shtetit, mund të punojnë nga shtëpia nëpërmjet një kompjuteri të lidhur me internet. Festivali Digital Nomads ishte një mënyrë e mirë që të interesuarit të dëgjonin nga nomadë të famshëm digjitalë nga mbarë bota historitë se si kanë lindur e janë zhvilluar ata, në mënyrë që të ndjekin të njëjtin rrugëtim nëse dëshirojnë. Lidhja me punën nga shtëpia u fuqizua shumë gjatë pandemisë, e cila shërbeu gjithashtu si një test për të provuar nëse puna në distancë funksionon vërtet.

Nuk kishte si të mungonte në këtë event Vodafone Albania, një nga kompanitë lider në botë dhe Shqipëri për zhvillimin e Internet of Things (IoT). Vitet e fundit, Vodafone ka bërë dalëngadalë një tranzicion nga një kompani telekomunikacioni në një kompani teknologjie. “Industria jonë ka evoluar paralelisht me evoluimin e shoqërisë, gjuhës, emocioneve. Pandemia e nxori edhe më në pah rëndësinë e komunikimit dhe faktoi se telekomunikacioni është sektor jetik në jetën e çdo vendi. Të mos harrojmë se interneti në çdo pajisje përveçse na bashkon, na lidh me njëri-tjetrin, mundëson gjithashtu zhvillimin e tregtisë online (e-commerce) si dhe siguron lidhjen me zonat më të largëta rurale me qendrat e informacionit e tregëtisë”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, gjatë fjalës së saj në festivalin “Digital Nomads”.

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

Vodafone Albania po luan një rol të rëndësishëm në digjitalizimin e vendit, teksa po investon vazhdimisht në ngritjen e kapaciteve digjitale te të rinjtë, vajzat dhe gratë, personat në nevojë, etj. Digjitalizimi i sektorëve si biznesi, me platformën eBiznes, bujqësia, me Smart Agriculture apo Smart Cities e bëjnë Vodafone një pioner të teknologjisë në Shqipëri e rajon. Prandaj, përveçse si mbështetëse dhe inkurajuese e kulturës së nomadëve digjitalë, Vodafone erdhi në këtë festival edhe si një dëshmitare e fuqisë së teknologjisë e digjitalizimit. Së bashku ne mundemi ta bëjmë Shqipërinë mësmart dhe më digjitale!