Tech

Nis në Shkodër fushata informuese për aplikacionin “Bright Sky”

Nis në Shkodër fushata informuese për aplikacionin “Bright

“Bright Sky”, platforma e krijuar dhe e lançuar një vit më parë për t’u ardhur në ndihmë vajzave dhe grave, do të kalojë në një tjetër fazë: atë të fushatës informuese dhe ndërgjegjësuese, për gjithçka ofron aplikacioni dhe website-i “Bright Sky, në qytetet kryesore të vendit si Vlora, Korça, Tirana, Dibra, Gjirokastra, Durrësi, Elbasani, etj.

Nis në Shkodër fushata informuese për aplikacionin “Bright

Në serinë e takimeve që do të zhvillohen, do të marrin pjesë përfaqësues në nivel kombëtar dhe politikëbërje, si Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe të tjerë në nivel lokal e zbatues, si drejtoritë e Policisë Vendore, përgjegjësit për Njësinë e posaçme Kundër Dhunës në Familje, ekipi Teknik Ndërdisiplinar dhe Koordinatori Vendor, si pjesë e Mekanizmit Referues (61 të tillë të ngritur në çdo bashki të vendit) për çështjet e dhunës në familje.

Nis në Shkodër fushata informuese për aplikacionin “Bright

Takimi i parë nisi më 14 shkurt, në Shkodër, me përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë në luftën kundër dhunës në familje, përfaqësues të Zyrës Vendore Arsimore të qytetit të Shkodrës, Drejtoreshës së Përgjithshme të Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtorit të Policisë Shkodër, Ervin Hodaj, përfaqësueses së Ministrisë së Brendshme, përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe përfaqësueses së UN Women, Blegina Hados.

Nis në Shkodër fushata informuese për aplikacionin “Bright

Në këtë takim u bë një prezantim i shkurtër e profesional i “Bright Sky”, një aplikacion falas që ofron mbështetje dhe informacion për këdo që mund të jetë në një marrëdhënie abuzive ose ata që shqetësohen për dikë që njohin. Aplikacioni është krijuar gjithashtu për t’u përdorur nga praktikues specialistë dhe jo-specialistë, si dhe për këdo që kërkon informacion rreth çështjeve të dhunës në familje apo sigurisë në internet, ndjekjes, ngacmimit dhe dhënies së pëlqimit seksual. Aplikacioni “Bright Sky” mund të shkarkohet falas si në Apple Store ashtu edhe në Google Play.

“Vodafone Albania ka investuar mbi 14 milionë euro në Kontratën Sociale të Shqipërisë, pjesë e së cilës është edhe “Bright Sky”, i vetmi aplikacion në vend për informimin se çfarë është dhuna me bazë gjinore e dhuna në familje dhe këshillimin se si viktimat mund të marrin ndihmën dhe asistencën e duhur. Bashkëpunimi i institucioneve partnere ka mundësuar një aplikacion që ofron këshillim dhe mbështetje virtuale për këdo”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki.

Kurse Ervin Hodaj, drejtori i Policisë Shkodër, shtoi: “Kam besim që me lançimin e aplikacionit “Bright Sky” nga kompania Vodafone, do të marrim më shumë sinjalizime për dhunën në familje, duke parandaluar kështu dhunën dhe duke shpëtuar jetë.”

E ftuar në këtë takim, përfaqësuesja e UN Women, Blegina Hado, u shpreh se “Bright Sky” është një nismë e partneritet i vyer midis Vodafone Albania Foundation, institucioneve qeveritare dhe organizatave të mëdha që punojnë me të drejtat e grave. “Është e rëndësishme t’u japim informacione të kësaj natyre kujtdo, përfshirë këtu edhe viktimave të dhunës në familje, që ato të mos ndihen të vetmuara e të marrin informacion për mundësitë që ofrohen për mbrojtjen dhe përkrahjen e tyre”, theksoi ajo.

Në Shqipëri, deri tani “Bright Sky” ka mbi 18 mijë shkarkime si aplikacion, që nga momenti i lançimit të tij rreth një vit më parë, që do të thotë se shumë vajza dhe gra kanë gjetur aty ndihmën dhe mbështetjen e duhur. Qëllimi i këtij turi takimesh është përfshirja dhe angazhimi i mëtejshëm në mbrojtje të kësaj kauze të madhe për vajzat dhe gratë në Shqipëri.