Tech

Nike blen kompaninë e atleteve virtuale në metaverse

Nike blen kompaninë e atleteve virtuale në metaverse

Kompania Nike ka deklaruar se ka blerë kompaninë e atleteve virtuale RTFKT. Gjiganti i veshjeve sportive duket se do të zgjerojë shpejt gjurmët e tij në “metaverse”. Ende nuk është deklaruar shifra e blerjes së kësaj kompanie nga ana e Nike.

Muajin e kaluar, Nike ( NKE ) u bë një nga markat e para të mëdha që hyri në botën e përbashkët virtuale që fitoi rëndësi pasi Facebook ndryshoi emrin në Meta Platform.

Në mjedise të tilla të bazuara në sistemin e regjistrimit blockchain, përdoruesit mund të blejnë tokë virtuale dhe asete të tjera dixhitale, të tilla si veshje për avatarë në formën e një aseti kripto të quajtur një token jo i këmbyeshëm (NFT).

E formuar në vitin 2020 nga Benoit Pagotto, Chris Le dhe Steven Vasilev, RTFKT prodhon gjithashtu koleksione dhe meme, sipas faqes së saj të internetit.

Çfarë është metaverse?

Sipas Mark Zuckerberg, deri në vitin 2031 ne të gjithë do të jetojmë dhe punojmë në metaverse, një seri botësh virtuale të cilat do të bëhen platforma më e rëndësishme e teknologjisë së re që nga zbulimi i internetit.

Ai është i bindur se kjo është e ardhmja, saqë këtë javë Facebook njoftoi se do të krijojë 10.000 vende të reja pune në BE të dedikuara për ndërtimin e metaverse.

Tiranapost.al