Tech

Nga sot askush në Amerikë nuk mund ta shkarkojë Tik Tok-un

Nga sot askush në Amerikë nuk mund ta shkarkojë Tik Tok-un

Nga 20 shtatori i sotëm e në vazhdim askush në Amerikë nuk mund të shkarkojë aplikacionin kinez Tik Tok. Administrata e Trump e ka bllokuar aplikacionin kinez pasi e akuzon për përgjigj dhe përdorim të të dhënave personale të përdoruesve amerikanë.

Ndërkaq, të gjithë ata që e kanë shkarkuar tashmë programin mund ta përdorin deri në 12 nëntor. Pas kësaj datë nuk do t`u shfaqet më asnjë video.

Në muajin gusht Tik Tok doli me një dekalaratë ku thoshte se do kundërshtonte urdhërin e Trump, por deri tani s`ka pasur më asnjë reagim.