Tech

Nëse vazhdon të përdorësh këto 10 emoji quhesh old fashioned

Nëse vazhdon të përdorësh këto 10 emoji quhesh old

Luftës mes gjeneratave për teknologjinë i janë shtuar prej kohësh emojit. Nëse ke hapur së fundmi Tik Tok ose Twitter, do duhet të ndalesh për disa sekonda për të kuptuar se çfarë domethënie mund të ketë një emoji i vendosur në ndonjë video, ndryshe nga ato klasiket, edhe pse shumica e tyre kuptohen. Emoji është kthyer në pjesë të jetës tonë të përditshme si një formë për të shprehur ndjesitë dhe emicionet, kur personin me të cilin flasim nuk e kemi afër.

Përdorimi i emojit me shenjën Ok, me një gisht lart konsiderohet si simbol old (që tregon se jeni mbi moshën 20 vjeç) dhe për më tepër tregon se nuk jeni dhe aq të shpejtë me ritmin e teknologjisë. Por ky nuk është emoji i vetëm ‘i hedhur në kosh’. Një sondazh me 2000 persona, nga mosha 16 deri në 24 vjeç ka zbuluar se janë 10 emoji të cilat na karakterizojnë si Old Fashioned, duke përfshirë edhe emojin e majmunit që mbulon sytë.

Sondazhi është kryer nga agjensia britanike Perspectus Global. Rezultoi se emoji më pak i përdorur është ai i kafkës dhe kafkës me kryq. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 78 % e britanikëve përdorin emojin e gabuar në disa raste, pa ditur kuptimin e vërtetë. Shihni listën më poshtë:

Nëse vazhdon të përdorësh këto 10 emoji quhesh old

Metro/ Tiranapost.al.