Tech

Ndryshime të reja në WhatsApp!

Ndryshime të reja në WhatsApp!

WhatsApp është duke e bërë më të lehtë mënyrën e komunikimit për përdoruesit e aplikacionit.

Platforma në pronësi të kompanisë “Meta” deri më tani ka ofruar ndarjen dhe zgjedhjen e mesazheve në linqe, media dhe dokumente, por tani kategoritë dhe ndarjet do të shtohen.

Ndryshime të reja në WhatsApp!

Kategoritë e reja me të cilat mund të filtroni mesazhet tani janë foto, video, linqe, gifs, audio, dokumente, mesazhe nga kontaktet, të panjohur dhe të palexuara.

Ky përditësim i ri ofrohet aktualisht për përdoruesit e versionit biznes të WhatsApp, por më vonë do të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Tiranapost.al