Tech

NASA fton mediat shqiptare të dëshmojnë një ngjarje historike, nisjen për herë të parë të anijes kozmike Orion

NASA fton mediat shqiptare të dëshmojnë një ngjarje

Ambasada amerikane ka shpërndarë një ftesë nga NASA për mediat shqiptare.

Nëpërmjet regjistrimit dhe dorëzimit të kërkesave për t’u akredituar mediat tona do të mund të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s, ndërsa raketa e përbërë dhe anija kozmike do të bëhen gati t’u nisur për herë të parë.

“Mediat shqiptare ftohen të regjistrohen në Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të dëshmuar një ngjarje historike! NASA ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare që të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s, ndërsa raketa e përbërë dhe anija kozmike bëhen gati për momentin e nisjes për herë të parë, në përgatitje për misionin Artemis I të NASA-s. Afati i fundit për mediat ndërkombëtare për të dorëzuar kërkesat për akreditim është 18 janari. Klikoni këtu për më shumë detaje: https://go.nasa.gov/3K4Z74i