Tech

Musk ndryshon tarifën për llogaritë e verifikuara në Twitter pas kritikave: Ndoshta 8 dollarë?

Musk ndryshon tarifën për llogaritë e verifikuara në Twitter

Pasi u përball me kritika për planin e tij për të tarifuar përdoruesit e Twitter-it me 19,99 dollarë në muaj për të mbajtur një llogari të verifikuar, Elon Musk ka një kundërofertë: ndoshta 8 dollarë?

Musk ka thënë më herët se llogaritë e verifikuara mund të fillojnë të paguajnë 20 dollarë në muaj. Lajm që nxiti shumë kritika dhe detyroi miliarderin të ndryshonte ofertën.

Shenja blu e verifikimit është aktualisht falas dhe është një mënyrë për të treguar se një llogari është autentike.

Musk përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të premten dhe e ka riemërtuar veten si Shefi Twit në Twitter.