Tech

Moderatori i TikTok padit kompaninë për 'traumën psikologjike' të krijuar

Moderatori i TikTok padit kompaninë për 'traumën

Një ish-moderatore e TikTok po padit kompaninë, duke pretenduar se ajo nuk arriti të mbronte shëndetin e saj mendor pas ekspozimit "të vazhdueshëm" ndaj përmbajtjeve traumatike video.

Candie Frazier ,pretendon se në rolin e saj si moderatore ka parë përmbajtje grafike, duke përfshirë video të sulmeve seksuale, kanibalizmit, gjenocidit, të shtënave masive, abuzimit seksual të fëmijëve dhe gjymtimit të kafshëve.

Ndërsa ajo nuk ishte një punonjëse e TikTok, gjigandi i mediave sociale "kontrollonte mjetet dhe mënyrën në të cilën ndodhte moderimi i përmbajtjes".

Zonja Frazier pretendon se për të menaxhuar vëllimin e përmbajtjes, që pritej të rishikonte, asaj iu desh të shikonte deri në 10 video në të njëjtën kohë.

Në padi pretendohet se gjatë një turni 12-orësh, moderatorëve u lejohej një pushim 15-minutësh pas katër orëve të para të punës dhe më pas një pauzë 15-minutëshe çdo dy orë pasuese. Përveç kësaj, pati një pushim drekë prej një ore.

TikTok dështoi të përmbushë standardet e industrisë të krijuara për të reduktuar ndikimin e moderimit të përmbajtjes dhe se firma ka shkelur ligjin e punës në Kaliforni duke mos ofruar një mjedis të sigurt pune, thuhet në padi.

Në shtator, TikTok njoftoi se 1 miliard njerëz po përdornin aplikacionin çdo muaj. Tani ka më shumë sukses se Google, sipas Cloudflare, një kompani e sigurisë IT.

Tiranapost.al