Tech

Metoda e re si po na përgjon Facebook

Metoda e re si po na përgjon Facebook

Aplikacioni Facebook është paditur pasi akuzohet për spiunim të përdoruesve të Instagramit, këtë radhë duke përdorur në mënyrë të pautorizuar kamerat e telefonave celularë.

Bloomberg Bussines ka publikuar lajmin ku shkruan se procesi gjyqësor ka nisur pasi disa raporte të publikuara në muajin korrik kanë zbuluar se po përdoren kamerat e telefonave kryesisht iphone edhe kur përdoruesi nuk po bën video apo foto. Zyrtarët e Facebook kanë mohuar akuzat duke thënë se mund të ketë ndodhur ndonjë problem në kod dhe disa përdoruesve mund të ketë ardhur njoftimi për aktivizimin e kameras.

Ai që ka marrë këtë nismë është një përdorues i Instagramit nga San Francisco i cili pretendon se Facebook që ka në pronësi Instagram dhe ËhatsApp po merr dhe po futet në të dhëna jashtëzakonisht private, duke përfshirë edhe shtëpitë e përdoruesve.

Për të kuptuar më mirë se çndodh në një rrjet social ku ti bëhesh pjesë, shikoni në Netflix dokumentarin e shumëpërfolur: The Social Dilemma dhe na tregoni mendimet tuaja.