Tech

Meta paditet me 2.7 miliardë euro për shfrytëzimin e të dhënave të përdoruesve të Facebook në Mbretërinë e Bashkuar

Meta paditet me 2.7 miliardë euro për shfrytëzimin e të
Një çështje 2.7 miliardë euro (2.3 miliardë £) do të nisë kundër gjigantit të mediave sociale, Facebook në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka deri në 44 milionë përdorues.

Padia kundër Metës, kompanisë që ndryshoi emrin e saj mëmë nga Facebook vitin e kaluar, po nis nga ekspertja e konkurrencës, Dr.Liza Lovdahl Gormsen e cila pretendon se Facebook ka abuzuar duke shfrytëzuar të dhënat personale të përdoruesve.

Gormsen pretendon se Meta vendosi një "çmim të padrejtë" për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar të Facebook sepse ata i tregtonin të dhënat e tyre për akses në rrjet falas, ndërsa gjigandi i mediave sociale gjeneroi miliarda të ardhura nga të dhënat e përdoruesve të tij.

Ajo argumenton se kjo "marrëveshje e padrejtë" ishte e mundur vetëm për shkak të dominimit të tregut nga Facebook. “Facebook është dominues në tregun e rrjeteve sociale, ndaj ata kanë një përgjegjësi të veçantë. Ata e bëjnë këtë sepse munden, dhe dikush duhet ta ndalojë këtë.”, tha Gormsen për Euroneës Next.

Gormsen, drejtori i Forumit të Ligjit të Konkurrencës synon ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës në Londër.

Një letër paraprake i është dërguar Metës me një kërkesë për dëmshpërblim minimal prej 2.3 miliardë funtesh në emër të përdoruesve të prekur në Mbretërinë e Bashkuar nga Facebook, të cilët kanë përdorur platformën e mediave sociale midis 1 tetorit 2015 dhe 31 dhjetorit 2019.

Si është përgjigjur Meta?
“Njerëzit aksesojnë shërbimin tonë falas,” tha një zëdhënës i Meta në një deklaratë me email për Euroneës Next.

“Ata zgjedhin shërbimet tona sepse ne ofrojmë shërbime të vlefshme dhe ata kanë kontroll në atë se çfarë informacioni ndajnë në platformat e Metës dhe me kë. Ne kemi investuar shumë për të krijuar mjete që i lejojnë ata ta bëjnë këtë.”