Tech

Mesazhet në Instagram, WhatsApp dhe Messenger në një aplikacion të vetëm! Gati për ndryshimin e ri?

Mesazhet në Instagram, WhatsApp dhe Messenger në një aplikacion

Facebook po planifikon të bashkojë të gjitha mesazhet e WhatsApp, Instagram dhe Messenger në një aplikacion të vetëm. Ndryshimi pritet të ndodhë tani shpejt, dhe kompania e Zuckerberg ka ndërmarrë veprimet e para që ditën e premte. Në Instagram u aktivizua një opsion që bashkon mesazhet e Instagramit dhe Facebook Messenger.

Por nëse nuk ke dëshirë, mund të refuzohet thjesht duke e bërë off komandën. Aktualisht një shërbim i tillë nuk ofrohet, por në ditët e ardhshme do të shtohet si opsion.

Nëse gjithçka shkon siç duhet me Instagramin, hapi tjetër është të bashkohet dhe WhatsApp. Më herët kur po flitej për ndryshimin pati shqetësim mes punonjësve të WhatsApp pasi aplikacioni që shërben vetëm për mesazhe ka encrypt të fortë dhe të dhënat që mund të preket nëse kombinohet me aplikacione të tjera.