Tech

Mercedes paralajmëron pronarët e 800 mijë makinave për një defekt që mund të shkaktojë zjarr

Mercedes paralajmëron pronarët e 800 mijë makinave për
Mercedes-Benz i Daimler ka informuar pronarët e makinave të saj luksoze për një defekt teknik që mund të shkaktojë një zjarr, tha kompania të martën, teksa shtoi që riparimi nuk ishte i mundur sepse pjesët e nevojshme për të rregulluar problemin nuk janë të disponueshme.

Lajmi u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Bild, e cila botoi një kopje të një letre që Daimler i dërgoi rreth 800,000 pronarëve të Mercedes-Benz të prekur nga defekti që thoshte “rreziku i një zjarri nuk mund të përjashtohej”.

Daimler konfirmoi se letra ishte autentike dhe shtoi se klientët do të njoftohen sapo pjesët e nevojshme për të rregulluar problemin të jenë të disponueshme.

“Ndërkohë, automjeti i prekur duhet të drejtohet në një mënyrë të kujdesshme dhe përdorimi duhet të reduktohet në minimum,” thuhej në letër.

“Pronari i një automjeti të prekur duhet të kontaktojë gjithmonë partnerin më të afërt të servisit Mercedes-Benz”, tha kompania në një deklaratë.

Daimler tha se modelet e prekura nga ky difekt janë GLE/GLS (167 makina), C-Class (205 makina), E-Class (213 makina), S-Class (222 makina), S-Class (223 makina), E-Class Coupe/ Convertible (238 makina), GLC (253 makina), CLS (257 makina) dhe G-Class (463 makina).