Një makinë garash ultra e rrallë Mercedes-Benz u shit për 143 milionë dollarë në fillim të këtij muaji, duke u bërë makina më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.
RM Sotheby’s njoftoi se nxori në ankand një Mercedes-Benz 300 SLR Uhlenhaut Coupe të vitit 1955 për 135 milionë euro, ose rreth 143 milionë dollarë. Shitja thyen rekordin e mëparshëm për makinën më të shtrenjtë të shitur në ankand me më shumë se 95 milionë dollarë.
Oferta fituese u bë nga koleksionisti, këshilltari dhe tregtari britanik i makinave Simon Kidston në emër të një klienti të paidentifikuar.
Shitja, e raportuar fillimisht nga Hagerty Insider, u zhvillua më 5 maj në një ankand të fshehtë dhe shumë të pazakontë në Muzeun Mercedes-Benz në Shtutgart, Gjermani. Vetëm koleksionistët e përzgjedhur dhe klientët e Mercedes-Benz ishin të ftuar të merrnin pjesë.
Mercedes-Benz tha se do të dhurojë të ardhurat për të krijuar një fond për bursa dhe kërkime arsimore në mjedis dhe dekarbonizimin.