Tech

Këto janë aplikacionet më të shkarkuara të vitit 2021

Këto janë aplikacionet më të shkarkuara të vitit 2021

Mediat sociale patën një ndikim të madh në jetën e secilit prej nesh edhe këtë vit, kështu që nuk është çudi që aplikacionet më të shkarkuara të vitit 2021 të jenë kryesisht ato të rrjeteve sociale.

Sipas statistikave të shpërndara nga Appfigures , TikTok u rendit në vendin e parë, me më shumë se 586 milionë abonentë të rinj që e shkarkuan aplikacionin këtë vit.

Instagrami sigurisht nuk ishte shumë mbrapa me 566 milionë shkarkime.

Aplikacionet e Meta, Facebook dhe ËhatsApp u renditën në vendin e tretë dhe të katërt, me 474 milionë dhe 444 milionë shkarkime, respektivisht.

Telegram iu bashkuan 365 milionë përdorues të rinj të nxitur pjesërisht nga pikëpyetjet e ngritura rreth privatësisë së ËhatsApp.

Aplikacione të tjera në listën e 10 më të shkarkuara janë Snapchat, Messenger, Zoom, Capcut dhe Google Meet.