Tech

Këta muze tregojnë të ardhmen, jo të shkuarën

Këta muze tregojnë të ardhmen, jo të shkuarën

Kur mendoni për një muze, çfarë imagjinoni? Dokumente të vjetra, objekte të së shkuarës, dorëshkrime mesjetare. Statuja klasike dhe gjëra antike. Ose ndoshta kafshë të balsamosura dhe skelete dinosaurësh. Pra çdo gjë që tregon të shkuarën.

Kohët e fundit ka pasur një tendencë tjetër. Janë hapur disa muze të së ardhmes. Siç mund të vetëkuptohet, shumica prej tyre ka në themel teknologjinë dhe inovacionin.

Muzeu i Shkencës së Artit, Singapor

Në zemër të Singaporit, një ndërtesë ndërthur artin, shkencën dhe teknologjinë.

Muzeu i Art-Shkencës është bërë i njohur për ekspozitat e tij që tejkalojnë kufijtë. Vitin e kaluar, galleria i transportoi vizitorët në Parkun Kombëtar Sequoia të Kalifornisë - një pyll me pemë gjigante. U përdorën tinguj stereo 3D, sisteme të shpërndarjes së aromave dhe makineri me erë për të zhytur vizitorët në pyll.

Një instalim, i quajtur 'Crystal Universe', është një udhëtim befasues drejt yjeve. Vizitorët kalojnë në mbi 170,000 drita LED për t`iu dukur se po prekin yjet.

Këta muze tregojnë të ardhmen, jo të shkuarën

Muzeu i së Ardhmes, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Një kabinet kuriozitetesh të teknologjisë gjendet në shtatë kate. Nga pinguini fluturues tek interpretimet dixhitale të specieve bimore dhe shtazore dhe një bibliotekë me 4500 kode të ADN-së së kafshëve. Kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Muzeu është gjithashtu shtëpia e një familjeje të vërtetë robotësh. Janë pikërisht robotët që ndërveprojnë me njerëzit.

Këta muze tregojnë të ardhmen, jo të shkuarën

Muzeu i robotëve dhe Inteligjencës Artificiale në Seul, Koreja e Jugut

Shumë prej nesh janë të shqetësuar për ndikimin e robotëve dhe inteligjencës artificiale (AI) në jetën tonë të përditshme, por një muze i ri synon të qetësojë mendjen tonë.