Tech

Ke një ide të mençur që do na lehtësonte jetën? Apliko dhe mund të jesh një nga 6 fituesit e Balkathon 2

Ke një ide të mençur që do na lehtësonte jetën?

Ke kohë deri në 19 maj për të aplikuar në Balkathon 2. Nëse ke një ide inovative që lidhet me: Smart Cities, E-Health, Green Cities dhe E-entrepreuner, përpunoje. Mund të kërkosh ndihmën e miqve të tu, një eksperti IT, apo një kompanie qoftë edhe të nisur nga zero.

Bëhu ekip dhe apliko në këtë link.

Finalistët e përzgjedhur do të këshillohen në 24 dhe 25 maj me ekspertët më të mirë për t`i dhënë dorën e fundit projektit dhe në 28 maj, online, do të shpallen 6 grupet fituese.
Fondi i vënë në dispozicion nga Bashkimi Europian është 54 mijë euro dhe konkursi organizohet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Idetë fituese do të implementohen në 6 vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë do përdoren paratë e akorduara: 4 çmime nga 10 mijë euro dhe 2 çmime nga 7 mijë euro.

Ata që janë të fushës, sy e vesh për mundësi të tilla e dinë që ky është i dyti vit që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal organizon Balkathon.