Tech

Jack Dorsey dorëhiqet si CEO i Twiiter! Ja kush do e zëvendësojë

Jack Dorsey dorëhiqet si CEO i Twiiter! Ja kush do e

CEO i Twitter Jack Dorsey ka vendosur të largohet nga posti si drejtues i kompanisë së mediave sociale Twiiter. Ai do të zëvendësohet nga Parag Agrawal, shefi i teknologjisë së kompanisë.

Aksionet e Twitter u rritën rreth 2% pas këtyre lajmeve.

Dorsey, 45 vjeçar, do të mbetet anëtar i Bordit derisa të skadojë mandati i tij në mbledhjen e aksionerëve të vitit 2022, tha kompania. Bret Taylor do të bëhet Kryetar i Bordit.

“Kam vendosur të largohem nga Twitter sepse besoj se kompania është gati të largohet nga themeluesit e saj,” tha Dorsey në një deklaratë, megjithëse ai nuk dha ndonjë detaj shtesë se pse vendosi të japë dorëheqjen.

Kompania tha në fillim të këtij viti se synon të ketë 315 milionë përdorues aktivë ditorë deri në fund të vitit 2023 dhe të paktën të dyfishojë të ardhurat e saj vjetore në atë vit.

Agrawal, i cili ka shërbyer si shefi i teknologjisë që nga viti 2017, ka qenë me Twitter për më shumë se një dekadë. Ai kishte qenë përgjegjës për strategjinë që përfshinte inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive.

Tiranapost.al