Tech

Interneti 4G do të mbërrijë në Hënë këtë vit

Interneti 4G do të mbërrijë në Hënë këtë

Nokia po përgatitet të lançojë një rrjet celular 4G në Hënë më vonë këtë vit, me shpresën për të përmirësuar zbulimet hënore - dhe për të hapur rrugën për praninë njerëzore në planetin satelitor.

Grupi finlandez i telekomunikacionit planifikon të nisë rrjetin në një raketë SpaceX gjatë muajve të ardhshëm, u tha gazetarëve Luis Maestro Ruiz De Temino, inxhinieri kryesor i Nokia-s.

Nokia thotë se teknologjia është krijuar për t'i bërë ballë kushteve ekstreme të hapësirës.