Tech

Instagram shton veçorinë mesazhe më skedulim, ja si do të funksionojë

Instagram shton veçorinë mesazhe më skedulim, ja si do të

Instagrami po prezanton një veçori të re që i lejon përdoruesit t’i skedulojnë mesazhet direkte (DM).

Aktualisht i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish Android, kjo veçori synon ta bëjë komunikimin në platformë më efikas dhe të personalizueshëm.

Opsioni i planifikimit të DM i lejon përdoruesit të zgjedhin një kohë specifike për dërgimin e mesazhit të tyre.


Kjo është veçanërisht e dobishme për dërgimin e urimeve për ditëlindje, shënimeve profesionale ose çdo mesazhi që duhet të dërgohet në një moment të caktuar.


Funksioni pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android dhe iOS në javët e ardhshme.

Si ta skeduloni një mesazh?


– Hapni një bisedë dhe shkruani mesazhin tuaj.
– Mbani të shtypur butonin e dërgimit për të hapur ekranin e planifikimit.
– Zgjidhni datën dhe orën të doni të dërgohet.
– Konfirmoni orarin dhe një njoftim do të shfaqet në shiritin e mesazheve.
– Në kohën e caktuar, mesazhi do të dërgohet automatikisht, edhe nëse jeni jashtë linje, duke eliminuar nevojën për dërgim manual.