Tech

Instagram do të bëjë ndryshime në mënyrën sesi postohet

Instagram do të bëjë ndryshime në mënyrën sesi


Përdoruesit e Instagram janë ankuar prej kohësh për faktin që rrjeti social të jep pak mundësi për të publikuar informacione personale.

Për këtë arsye, platforma po teston një opsion të ri, i cili ju lejon të ndani postime në feed (kryefaqe) vetëm për “Close Friends” (miqtë e ngushtë).

Instagram konfirmoi për TechCrunch se po e teston këtë veçori në disa vende.

“Ne po testojmë mundësinë që njerëzit në vende të zgjedhura të ndajnë postimet në feed me miqtë e tyre të ngushtë. Ne jemi gjithmonë duke parë mënyra të reja që komuniteti ynë të shprehet dhe të lidhet në Instagram,” tha një zëdhënës i Meta.