Tech

Google: Telefonat Apple dhe Android janë hakuar nga një kompani italiane

Google: Telefonat Apple dhe Android janë hakuar nga një kompani

Mjetet e hakerimit të një kompanie italiane janë përdorur për të spiunuar telefonat inteligjentë të Apple dhe Android në Itali dhe Kazakistan, tha Google në një raport të enjten.

Kompania RCS Lab me qendër në Milano, ka zhvilluar mjete për të spiunuar mesazhet private dhe kontaktet në këto pajisje, thuhet në raport.

Gjetjet e Google vijnë ndërsa rregullatorët evropianë dhe amerikanë po mendojnë rregullat e reja të mundshme mbi shitjen dhe importin e softuerit spyware(softuer me sjellje keqdashëse që synon të mbledhë informacione për një person ose organizatë.)

Apple dhe qeveritë e Italisë dhe Kazakistanit nuk kanë bërë ende asnjë koment.

RCS Lab tha se produktet dhe shërbimet e saj janë në përputhje me rregullat evropiane dhe ndihmojnë agjencitë e zbatimit të ligjit të hetojnë krimet.

Google nga ana tjetër tha se kishte marrë hapa për të mbrojtur përdoruesit e sistemit të saj operativ Android dhe i paralajmëroi ata për spyëare.