Tech

Generation Next përfaqëson denjësisht Shqipërinë në Festivalin Evropian të Shkencës

Generation Next përfaqëson denjësisht Shqipërinë

Projekti Generation Next i Fondacionit Vodafone ka qenë i rëndësishëm në zhvillimin e aftësive digjitale te nxënësit dhe studentët. Falë këtij projekti, nxënësit dhe mësuesja Valentina Ismaili janë fuqizuar drejt zgjidhjeve inovative dhe projektimit të një ardhmeje më të mirë përmes teknologjisë.

Fondacioni Vodafone në Shqipëri është krenar të mbështesë iniciativat që nxisin inovacionin dhe aftësitë digjitale, duke kontribuar në zhvillimin e liderëve të ardhshëm në STEM.

Generation Next përfaqëson denjësisht Shqipërinë

Falë kësaj nisme, shkolla 9 vjeçare “Sulë Harri” në Elbasan, fituese e fazës së parë të STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri i Fondacionit Vodafone në Shqipëri e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka qenë një ndër tre shkollat që kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Festivalin e 13-të Evropian “Science on Stage Europe”, që u mbajt më 12-15 Gusht 2024, në Finlandë.

Ky festival bëri bashkë 450 mësues nga shkolla fillore dhe 9-vjeçare nga e gjithë Europa, për të prezantuar projekte e ide të reja në stenda, seminare dhe sesione të dedikuara teknologjisë.

Tre shkollat, gjimnazi “Zhani Ciko” Patos, Fier me mësuese Erviola Konomi, gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë, me përfaqësuese mësuesen Klotilda Jaupi dhe shkolla 9-vjeçare “Sulë Harri”, Elbasan, me mësuese Valentina Ismaili, që përfaqësuan Shqipërinë në Finlandë, u përzgjodhën në Festivalin Kombëtar të Shkencës që u organizua nëntorin e vitit të kaluar në Ditën Botërore të Shkencës nga Qendra Inovative Edu Act Albania, e cila koordinon projektet e Science on Stage Europe, me mësuesit novator në STEM.

Shkolla “Sulë Harri” e Elbasanit u prezantua në këtë festival me projektin “The castle´s guest house and solar system”, që gërsheton traditën dhe vlerat e qytetit me teknologjinë, një zgjidhje inovatore se si Kalaja e vjetër e Elbasanit mund të ofrojë për turistët një eksperiencë unike dhe gjithëpërfshirëse falë teknologjisë.

Përzgjedhja e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan për të qenë një nga përfaqësuesit e Shqipërisë “Science on Stage Europe”, është rezultat i sukseseve që nxënësit e kësaj shkolle, të mentoruar nga mësuesja e tyre Valentina Ismaili, kanë shenjuar gjatë trajnimeve të tyre të vazhdueshme përmes kurrikulave STEM.