Çfarë kërkuan më shumë njerëzit në Google për vitin 2023?
Google ka publikuar një përmbledhje të pyetjeve më të shpeshta të vitit 2023 që janë bërë në motorin e kërkimit.
Në domenin e lajmeve, kërkimi kryesor ishte lufta e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit, sipas të dhënave globale të Google, e ndjekur nga pyetjet në lidhje me tragjedinë e nëndetëses Titan në qershor, si dhe tërmetet shkatërruese në Siri dhe Turqi në shkurt.
Personi më i kërkuar në Google nga përdoruesit këtë vit ishte qendërmbrojtësi i Buffalo Bills, Damar Hamlin, i cili pësoi një atak në zemër në fushë gjatë një ndeshjeje në janar, por që atëherë është kthyer në lojërat e NFL me shumë bujë.
Tjetri është aktori Jeremy Renner i cili i mbijetoi një aksidenti të rëndë me borëpastruese në fillim të vitit 2023.
Aktori i ndjerë Matthew Perry dhe këngëtarja Tina Turner udhëheqin kërkimet për të famshmit që kanë ndërruar jetë.
Në fushën e argëtimit, filmi “Barbie” dominon këtë vit kërkimet në Google nga bota e filmit, i ndjekur nga “Oppenheimer” dhe filmi indian “Jawan”.
"The Last of US”, “Wednesday” dhe “Ginny and Georgia” janë tre TV Show-t kryesore për të cilat u interesuan përdoruesit e Google në 2023.
Për muzikën, kërkimi kryesor ishte për këngën “Idol” të Joasobit. Ajo u ndoq nga ‘Try That in A Small Town’ të Jason Aldean, i cili u ngjit në top lista pas polemikave këtë verë, dhe më pas Bzrp Music Sessions, Vol. 53″ nga Shakira dhe Bizarap.
Në SHBA, shumë përdorues e kaluan vitin 2023 duke pyetur pse vezët, biletat për koncertet e Taylor Swift janë kaq të shtrenjta.