Tech

Tërmetet në Turqi e Siri, si ndihmoi Twitter në gjetjen e të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja

Tërmetet në Turqi e Siri, si ndihmoi Twitter në gjetjen e të

Qindra mijëra mesazhe për ndihmë vërshuan në platformat e mediave sociale pas tërmetit të mëngjesit të hershëm që tronditi Turqinë dhe Sirinë të hënën.

“Ju lutemi dërgoni ndihmë, ne jemi gjallë, ja ku është adresa jonë,” shkruanin të mbijetuarit, ndërsa mesazhe të tjera u postuan në emër të atyre që ishin ende të bllokuar nën rrënoja.

Kur tërmeti i dytë i fuqishëm goditi të njëjtën zonë në orët e para të pasdites, qindra zhvillues turq, kodues dhe vullnetarë në internet ishin organizuar tashmë duke mbledhur të dhëna nga platformat e mediave sociale si Twitter dhe Instagram.

“Menaxhimi i fatkeqësive nuk duhet të jetë aq i varur nga sektori privat, por mangësitë në menaxhimin e krizave i kanë detyruar njerëzit ta bëjnë këtë,” tha Sedat Kapanoğlu, një nga koduesit më të njohur të Turqisë dhe një mbështetës i Rrjetit Open Softëare, grup i cili tani numëron mbi 21,000 vullnetarë në radhët e tij.

Një nga projektet ku vullnetarët e teknologjisë punuan është afetharita.com (harta e fatkeqësive), ​​e cila përdor inteligjencën artificiale për të vizualizuar kërkesat për ndihmë të postuara në mediat sociale.

Afetharita.com ndau të dhënat e saj në mënyrë që ato të mund të ofronin kërkim dhe shpëtim në vendet e duhura.

“Ne nuk e dimë se sa jetë u shpëtuan me këtë hartë, pasi më së shumti që ajo mund të bëjë është t'u tregojë informacionin e vendndodhjes ekipeve të shpëtimit. Prandaj, nuk mendojmë se është e drejtë të thuhet se kemi shpëtuar X numër njerëzish. Qëllimi ynë, ashtu si gjithë të tjerët, është të përpiqemi t'i ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë atje sa të mundemi”, shprehet Furkan Kılıç, një nga zhvilluesit kryesorë i Rrjetit Open Softëare.

Vendimi i qeverisë turke për të bllokuar përkohësisht Twitter të mërkurën për shkak të “shqetësimeve të dezinformimit” u prit me mosbesim tek përdoruesit e platformës.

Thirrjet për ndihmë u transferuan në Twitter. Ndaj dhe të gjitha operacionet e shpëtimit që përdorën Twitter u ndaluan për aq kohë sa platforma ishte e bllokuar.